We add value to your numbers

Profit Plus Accounting & Consulting


Ne jemi një shoqëri Shqiptare që ushtrojmë aktivitet në fushën e kontabilitetit, financës dhe biznesit.
Studioja jonë gëzon titujt: “Kontabilist i Miratuar” dhe “Ekspert Fiskal”.
Kompetenca profesionale dhe eksperienca 12 vjeçare në treg, është garanci për realizimin me sukses të gamës së gjerë të shërbimeve që ofrojmë.
Me stafin tone, ne jemi të aftë t’i ofrojmë shërbime të kontabilitetit shoqërive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke filluar nga konsultat fillestare për themelimin e kompanisë, mbarëvajtjen e llogarive të tyre dhe konsulencë të pandërprerë në vazhdimësi.
Ne ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh, të ndara në paketa të ndryshme sipas interesit të biznesit, bazuar në madhësinë e tij, formën ligjore dhe fushën ku ushtron aktivitetin.
Gjithashtu iu vijmë në ndihmë individëve jo-biznes, që kanë detyrim apo në mënyrë vullnetare deklarojnë të ardhurat e tyre individuale vjetore.
Nga viti 2020, ofrojmë kurse të formimit profesional, për kontabilitet dhe programe të ndryshme financiare, individuale dhe në grup.
Në studion tonë, ne bëjmë më shumë sesa thjesht balancimin e librave kontabël, ne kontribojmë në themelimin e historisë së biznesit tuaj!